
Ylli i Fiorentina, Federico Chiesa është afër rinovimit të kontratës së tij me klubin, raporton Calciomercato sot.
Raporti detajon sesi 22-vjeçari italian, i cili kërkohet nga Inter dhe Juventus, ka qenë duke negociuar me Violën për një kontratë të re, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në vitin 2022. Babai i lojtarit Enrico është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re pa një klauzolë lëshimi të bashkangjitur, duke sugjeruar se një marrëveshje është afër tani./ORAinfo/