
West Ham ka dërguar skautë për të parë ndeshjen e ligës së Milanit sot kundër Sampdoria, pasi klubi i Londrës Lindore vazhdon vlerësimet e tyre për Franck Kessie, thonë mediat italiane
Raporti detajon se si Hammers janë të interesuar të blejnë mesfushorin 23-vjeçar, i cili është kontraktuar me kuqezinjtë deri në vitin 2022, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, lojtari ka shumë dëshirë të mbetet me klubin milanez. Ai ka bërë 15 paraqitje për klubin deri më tani këtë sezon./ORAinfo/