
Tottenham Hotspur pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së janarit.
Klubi ka një emër të ri në listën e dëshirave për transferimet.
Spurs janë duke planifikuar që të përforcojnë fazën ofensive, dhe për këtë kanë një emër që i takon Atletico Madridit.
‘Independent’ bën të ditur se Tottenham duan nënshkrimin e Thomas Lemar, transmeton lajmi.
Skuadra nga Londra Veriore dëshiron që fillimisht ta marrë lojtarin në formë huazimi, për 6 milionë euro.
Tottenham synon të ketë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Blerjen e francezit ata duan ta mbyllin me rreth 60 milionë euro.
