
Shefi ekzekutiv i Inter, Giuseppe Marotta ka folur rreth lajmit për transferimin e Christian Eriksen.
Emri i yllit danez, Eriksen, tash e disa ditë po lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra e Inter.
‘Zi kaltrit’ janë në kërkim të një lojtari për repartin e mesfushës, dhe një nga emrat që u lidh me ta ishte ai i Eriksen.
Thuhej se Inter janë gati të mbyllin një marrëveshje prej 20 milionë eurove me yllin e Tottenham, por shefi ekzekutiv i Inter, Marotta, ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte mes palëve.
“Inter zakonisht lidhen me lojtarë të kualitetit të lartë, por ne nuk kemi pasur kontakte me Tottenham” ka thënë Marotta, transmeton lajmi.
“Eriksen është lojtar i talentuar, nuk kam pse e them këtë, dhe ai do të jetë lojtar i lirë në vitin 2020, në qershor” ka shtuar ai.
Në listën e emrave që lidhen me Inter është edhe ai i yllit të Barcelonës, Arturo Vidal.