Humbja nga Interi, Gattuso me deklaratë bombastike

08:44 | 07 Janar 2020

Napoli është mposhtur mbrëmë para tifozëve të vet nga Inter 1:3 në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Kjo humbje e ka dëshpruar fort trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuson.

Ai pas ndeshjes ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë disa gabime që kanë ndikuar në humbje.

“Mendoj se kjo ishte performanca jonë më e mirë që kur arrita këtu. Sidoqoftë edhe ne bëmë shumë gabime që na kushtuan me humbjen e tri pikëve”, ka thënë Gattuso.

Ai ka shtuar se me gabimet e tyre lojtarët e Napolit ‘shënuan prakitikisht tre golat e Interit”.

Ai ka thënë se pavarësisht humbjes do të mundohet që të sjell pozitivitet të lojtarët. /ORAinfo/

Komento: