Ermali dhe Ariana i nisin pushimet në ishullin përrallor, dalin pamjet

09:51 | 07 Janar 2020

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu përmbylli një vit tejet të suksesshëm dhe 2020-a e ka filluar më mirë seç mund ta keni menduar.

Këngëtari i mirënjohur bashkë me bashkëshorten e tij Arianën dhe fëmijët e tyre janë nisur drejt ishullit Maldive.

Ermali këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale teksa tregoi se ndalesa e parë ishte në Dubai për të marrë rrugën më vonë për në ishullin përrallor.

“Ndalesa e radhës Maldive”, ka shkruar Ermali në një njërin nga postimet ku shihet përkrah Arianës dhe vajzës së tyre të vogël, Ana.

Shikoni pamjet mahnitëse nga vendi ku po i kalon pushimet familja e Ermal Fejzullahut…

Komento: