
Manchester City, po shqyrton të bëjë një transferim në janar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raporton Mirror.
Kampionët e Premier League janë në kërkim të përforcimeve mbrojtëse pasi luftuan në mungesë të të dëmtuarit Aymeric Laporte gjatë pjesës së parë të sezonit, përcjell ORAinfo.

Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë gjithashtu të lidhur me 24-vjeçarin e Sllovakisë, i cili ka bërë përshtypje për Nerazzurri që nga momenti i anëtarësimit nga Sampdoria në vitin 2017./ORAinfo/