Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Gjermania

13:57 | 07 Janar 2020

Milani, ka kërkuar informacione në lidhje me mesfushorin e Schalke, Nabil Bentaleb, raportojnë mediat franceze .

Raporti detajon se si kuqezinjtë po ndjekin mesfushorin 25-vjeçar algjerian, i cili është kontraktuar me skuadrën gjermane deri në vitin 2021, përcjell ORAinfo.

Lojtari nuk ka arritur të paraqitet në ekipin e parë të Schalke gjatë gjithë sezonit, duke bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën e dytë të Schalke . Lojtari pritet të jetë një opsion me kosto të ulët./ORAinfo/

Komento: