
Ka filluar takimi mes Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Albin Kurti në takim hyri në shoqëri të Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe zyrtarëve të tjerë të LVV-së, kurse Isa Mustafa është shoqëruar nga nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani.
Në lidhje me marrëveshjen, Kurti deklaroi se është optimist, por se nuk varet gjithçka nga ai.
“Nuk varet nga unë, vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tashmë që kanë rifillua bisedimet do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes”, tha Kurti .
Ky takim vjen pas takimi të djeshëm që zgjati tri orë por që nuk pati ndonjë rezultat