Haradinaj dënon sulmin e Iranit mbi bazat amerikane në Irak

16:24 | 08 Janar 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e Iranit mbi bazat amerikane në Irak.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e Iranit mbi bazat amerikane në Irak.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, “Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje te SHBA-ve”.

“Qeveria e vendit qëndron përkrah SHBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.

E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.

Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.

Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

Komento: