NATO reagon pas sulmeve të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak

16:48 | 08 Janar 2020

Irani mbrëmë ka sulmuar bazat ushtarake amerikane në Irak.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg, ka thënë se i dënon sulmet raketore të Iranit në bazat ushtarake të Amerikës në Irak.

“NATO i bën thirrje Iranit të përmbahet nga dhuna e mëtejshme. Aleatët vazhdojnë të këshillohen dhe të mbeten të përkushtuar për misionin tonë trajnues në Irak”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Irani mbrëmë sulmoi dy baza amerikane në Irak, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të ushtrisë iraniane, Qasem Soleiman.

Komento: