
Neymar po përflitet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.
Neymar ka lënë të kuptohet se një rikthim te Barcelona mund të ndodh në verën e ardhshme.
Braziliani ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona prej kohësh, teksa mban raporte të mira me Lionel Messin dhe Luis Suarez.
Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona u transferua te PSG, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë.
“Qëllimi im është që të fitoj gjithçka që mundem me Parisin dhe Kombëtaren e Brazilit”, ka deklaruar Neymar.
“Të arrij në finalen e Ligës së Kampionëve, të fitoj Kupën e Amerikës, dhe të nis një sfidë të re”, ka shtuar ai.
Sfida e re, mund të jetë rikthimi te Barcelona, gjë e cila ka qenë afër të ndodh edhe në verën e kaluar.