
Real Madrid është duke përgatitur një super ofertë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, raporton La Gazzetta dello Sport .
Raporti detajon se si Spanjolli 23-vjeçar, i cili është kontraktuar me Partenopei deri në vitin 2023, ka qenë një nga yjet e skuadrës së Napolit deri më tani këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke siguruar dy asistime në 22 paraqitje, përcjell ORAinfo.

Prania e tij mbresëlënëse në mesfushë si dhe vizioni në fushë e ndihmuan Napolin të kualifikohej në fazat e nokaut në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi është jashtëzakonisht i interesuar për Ruiz dhe po përgatisin një ofertë për ta nënshkruar atë. Klubi spanjoll është i gatshëm t’i japë Napolit 70 milion euro për ish mesfushorin e Real Betis./ORAinfo/