Këto pamje nuk janë nga Shpella e Gadimës, por nga objekti i Komunës së Malishevës

10:39 | 09 Janar 2020

Të shumta janë arsyet që i bëjnë qytetarët të shkojnë në objektet e komunave përkatëse.

Një banori të Malishevës iu desh që mëngjesin e sotëm të vizitonte objektin e komunës së Malishevës, për një procedurë të cilën kishte për ta kryer.

Por i njëjti u habit me gjendjen në të cilën ishte ky objekt, shkruan Indeksonline.

Akulli ka mbuluar një pjesë të objektit, saktësisht atë të ‘Qendrës së Regjistrimit dhe Pasaportave’ që e bëjnë atë të ngjasojë me ‘Shpellën e Gadimes’.

Përpos kësaj hyrja e këtij objekti ngjason në një objekt krejtësisht të shkatërruar e shumë të vjetër, ku akulli vetëm sa e bën të duket edhe më keq.

Komento: