Tri klube kërkojnë Ricardo Rodriguezin.
Tri klube janë duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez, bëri të ditur gazeta zvicerane “Blick” të mërkurën.
PSV-ja, Fenerbahçe dhe Lyoni kanë kontaktuar krerët e Milanit për reprezentuesin e Zvicrës. Rodriguez po vlerësohet i tepërt te Milani dhe pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit. Më herët për të ka shprehur interesim edhe Schalke.
Rodriguez 27-vjeçar, për Milanin këtë stinor ka luajtur pesë ndeshje. Ai është aktualisht i lënduar.
Në radhët e skuadrës italiane u transferua në verën e vitit 2017 nga Wolfsburgu për 15 milionë euro.
Me Zvicrën, Rodriguez ka luajtur 71 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola.