
Njomza në këtë fotografi ‘këput e ngjit kokë’ si Shyhretja.
Se janë familja më e ndjekur dhe më e përfolur në botën e showbizit kosovar, kjo nuk do fjalë.
Shyhretja me familje ka kohë që po e mban e nuk po e lëshon këtë front. Ajo bashkë me familjarët e saj kanë arritur të bëhen më të dashurit e më të përcjellurit si nga ana profesionale ashtu edhe ajo private, shkruan Kosovarja.
Pas Shyhretes, e resë së saj Leartës shumë të përfolura janë edhe tri vajzat e saja, Njomza, Engji dhe Gresa.

Madje shpesh në media është ngritur dilema se cila prej tyre i ngjason më shumë të ëmës, dikush thoshte se Engji, e dikush tjetër Njomza.
Por, në imazhin e fundit që ka sjellë Njomza vërehet dukshëm një ngjashmëri e madhe mes asaj e nënës.
Aq sa lirshëm mund të themi siç thotë edhe populli “këput e ngjit kokë” si Shyhretja.


