Haradinaj ia thotë diplomates gjermane: Jemi në pritje të qeverisë së re

15:23 | 09 Janar 2020

Haradinaj diplomates gjermane: Presim formimin e shpejtë të Qeverisë.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane Susanne Schutz, raporton Gazeta Express.

Në këtë takim Haradinaj e ka njoftuar diplomaten gjermane me proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë konstituimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Haradinaj po ashtu ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për integrimin e Kosovës në familjen evropiane.

“Kosova ka arritur të krijojë aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, kryeministri në largim Haradinaj ka thënë se Kosovës ende i duhet mbështetja e Gjermanisë në zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar dhe rrugën e saj euroatlantike.

Ndërsa, Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit gjerman për mbështetjen e Kosovës në të ardhmen.

Komento: