Mustafa para takimit me Kurtin: Po mundohemi të arrijmë marrëveshjen

15:46 | 09 Janar 2020

Pas pak do të fillojë takimi Kurti-Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tanimë ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa duke hyrë në Kuvend i ka thënë mediave se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.
Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu.

Kurse, nga VV deri tash ka arritur vetëm Besnik Bislimi.

Kurti duke dal nga ndërtesa e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje me LDK-në për koalicionin qeverisës dhe se nuk varet çdo gjë nga ai.

Komento: