E mbani mend “Mian” nga seriali Rebelet? -Ja si duket aktorja pa grim

20:24 | 09 Janar 2020

“Mia” tani nënë e tre fëmijëve.

Seriali “Rebelët”, ishte mjaft i pëlqyer në Kosovë, ky serial targetoi moshat adoleshente, pasi që edhe personazhet e tij ishin të tilla.

Pjesë e serialit ishin aktorë, të cilët që nga ajo kohë fituan famë të madhe. Në mesin e tyre ishte edhe Luisana Lopilato apo siç njihet me rolin e saj të “Mias”.

Ky ishte personazhi më i pëlqyer dhe i dashur nga publiku kosovar, shkruan rtv21.

Aktorja atë kohë ishte 15 vjeçare dhe i kushtonte rëndësi të madhe dukjes, gjë të cilën duket se e bënë edhe tani që është 32 vjeçare.

Lusiana së fundmi në Facebook ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet pa grim por, duket shumë bukur.

Lusiana tash e disa është e martuar me këngëtarin e njohur, Michael Buble, e nga kjo martesë çifti ka dy djemë dhe një vajzë.

Komento: