Fatbardha u dënua me dy vjet burg pasi ju bashku grupit të ISIS-it

10:50 | 10 Janar 2020

Dënohet me dy vjet me kusht shtetasja e Kosovës për pjesëmarrje në grup terr’orist.

Është dënuar me 2 vjet me kusht e akuzuara Fatbardha Demolli me akuzat se kishte marrë pjesë në grup terr’orist.

Të premten kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri ka thënë se Demolli obligohet që brenda një periudhe dy vjeçare e 6 muaj gjithashtu të kryejë vizita te psikologu, raporton KTV.

Fatbardhë Demolli, e akuzohej nga Prokuroria Speciale, për pjesëmarrje dhe organizim në grupet terr’oriste.

Në seancën e kaluar pas leximit të aktakuzës nga Prokurori Haki Gecaj Demolli e kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës Demolli, me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terr’oriste ISIS në Siri, me datën 22.9.2014, nga Prishtina ishte nisur në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Elezit, ishte larguar nga Kosova, dhe nga aeroporti i Shkupit ka udhëtuar drejt Stambollit dhe më tutje drejt Sirisë ku i ishte bashkangjitur burrit të saj Fidan Demollit.

Komento: