Aksident i rëndë në Prishtinë

17:07 | 10 Janar 2020

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht te menza e studentëve, shkruan IndeksOnline.

IndeksOnline mëson se tipi i veturës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka lëvizur 100 metra duke goditur veturat e tjera në rrugë.

Në bazë të fotografive shihet se vetura është dëmtuar në masë të madhe ndërsa ende nuk bëhet e ditur se a ka të lënduar.

Ndërkohë shihet se aty kanë arritur edhe ambulanca. Pasojë e goditjeve të BMW ka bërë që të kenë dëme materiale edhe veturat që ishin në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës.Për shkak të kësaj përplasjeje janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë.

Komento: