Po largohet nga skuadra, ylli i Chelseas jep lajmin e papritur

20:17 | 10 Janar 2020

Duket se skuadra e Chelseas do të përballet me një largim.

Pjesën e mbetur të sezonit Oliver Giroud do ta vazhdojë te një klub tjetër, ndoshta edhe ligë tjetër.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Oliver Giroud.

33-vjeçari ka bërë vetëm 7 paraqitje këtë edicion me Chelsean në të gjitha garat, ka shënuar edhe një gol.

“Nëse për të gjithë është gjëja e duhur, atëherë ai do të largohet, do të shohim. Ai ka qenë profesionist i vërtetë, është stërvitur normalisht edhe pse s’ka pasur shumë minuta. Do të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, tha Lampard.

Gjithçka do të vendoset sipas tij brenda disa ditësh.

Komento: