Këshilltari i Kurtit tregon se në ҫ’rrethana do ishin kryer më shpejt bisedimet me LDK-në

21:18 | 10 Janar 2020

Bisedimet mes VV-së dhe LDK-së po vazhdojnë të mos rezultojnë me ndonjë marrëveshje.

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka folur për bisedimet mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisjen e vendit.

Zaimi ka thënë se diskutimet mes partisë që doli e para dhe asaj që zuri vendin e dytë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 kanë rezultuar “të ndërlikuara”.

Zaimi tërthorazi ka akuzuar LDK’në se bisedimet mes tyre për formim koalicioni qeverisës kanë zgjatur shumë për fajin e saj.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të kishte dalë e dyta, bisedimet do të ishin kryer shumë më shpejt”, është shprehur ai.

Komento: