Milan po ia merr super-lojtarin Chelseas

23:01 | 10 Janar 2020

AC Milan ka shumë nevojë për mbrojtje dhe raportohet se po mendon të bëjë një ofertë për Andreas Christensen të Chelsea.

Me Mattia Caldara të vendosur për t’u bashkuar me Atalanta, kryeshefi i kuqezinjve Stefano Pioli ka vetëm Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio dhe Matteo Gabbia si opsione të përshtatshme për mbrojtje, përcjell ORAinfo.

Njëri ndër emrat në listë është edhe Christensen i Chelseas. La Gazzetta e përshkruan Chelsea si të hutuar për lojtarin, duke nënkuptuar se ata ende nuk kanë marrë një vendim për të ardhmen e 23-vjeçarit./ORAinfo/

Komento: