
Inter dhe Juventus pas Chiesa.
Inter dhe Juventus duket se do të kenë edhe një tjetër garë, përveç asaj për titullin e kampionit të Serie A.
Federico Chiesa është ylli në rritje i cili luan me skuadrën e Fiorentinës dhe kombëtaren e Italisë.

Sipas fjalëve të shefit të skuadrës ‘Viola’, lojtari mund të largohet qysh në këtë merkato, dhe interesimi për të është i madh.
‘Tuttosport’ raporton se Inter dhe Juventus janë dy skuadrat që po interesohen për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi net.
Inter ka vëzhguar lojtarin tash e disa kohë, dhe ai mund të jetë një nga alternativat për merkaton.