
AC Milan do të ndeshet sot me Cagliari në ndeshjen e radhës në Serie A dhe do të jetë një përplasje eksperimentesh për kuqezinjtë, pasi Stefano Pioli është vendosur të përdorë formacionin 4-4-2 me Zlatan Ibrahimovic dhe Rafael Leao në krye, përcjell ORAinfo.
Ardhja e sulmuesit suedez, e ka rritur optimizmin të Milan. Kjo duket edhe në stërvitje të lojtarët, por edhe të trajneri i Stefano Pioli.

Ibrahimoviç menjëherë riktheu shpirtin dhe shpresën te ky Milano, siç theksohet nga Corriere della Sera, dhe ai zgjodhi Leao si shoqëruesin e tij për aventurën e re.
Ibrahimoviç është i bindur se ai mund të formojë talentin portugez, me të cilin ka 17 vjet diferencë, duke e ndihmuar atë të rritet dhe të piqet përfundimisht.
Thashethemet nga Milanello flasin për një qëndrim absolutisht të ndryshëm nga ylli i ish-Lille i cili mund të demonstrohet tashmë sot kundër Cagliari. /ORAinfo/