Lajm i papritur për Real Madridin, ylli i madh po largohet nga skuadra

13:37 | 11 Janar 2020

Një lajm i papritur duket se ka ardhur për skuadrën e Real Madridit.

Brahim Diaz mund të huazohet te Getafe.

Ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë sezon, 11 vetëm pas një viti te Los Blancos. Ka shënuar një gol.

Në kërkim të minutave, Brahim Diaz është i detyruar të largohet nga Real Madridi.

Ende asgjë nuk është konfirmuar, por raportohet se klubet janë në bisedime për të gjetur dakordin e huazimit të ish sulmuesit të Manchester City, që s’po gjen hapësira në ekipin e Zinedine Zidane.

Se kjo mund të ndodhë, së fundmi ka dhënë sinjale edhe trajneri i Getafes, Jose Bordalas.

“Momentalisht, s’mund të them ndonjë gjë sepse s’ka shumë bisedime për këtë. Transferimi varet nga klubi dhe lojtari. Një lojtar i nivelit të tij natyrisht se do të rriste cilësinë e skuadrës sonë, kjo është e sigurt. Por, ne jemi të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Bordalas.

Ai ka bërë vetëm 4 paraqitje këtë sezon, të gjitha i ardhur nga stoli.

Komento: