Ylli i madh i futi në garë Romën dhe Paris Saint Germain

14:26 | 11 Janar 2020

Ylli i madh i ka futur në garë Romën dhe Paris Saint Germain.

Roma dhe Paris Saint Germain do të kenë një betejë interesante në merkato.

Kampionët e Francës dhe skuadra nga kryeqyteti i Italisë janë të interesuar për shërbimet e Gaetano Castrovilli.

22 vjeçari ka kapur syrin e gjigantëve evropianë, pas disa paraqitjeve impresionuese, në sezonin e tij të parë në Serie A.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Roma kanë shfaqur interesim për nënshkrimin e lojtarit.

Kurse, ‘Sky Sport Italia’ insiston se Paris Saint Germain janë të vendosur të marrin shërbimet e tij.

Kështu, bëhet e ditur se dy gjigantët e Evropës do të kenë një garë interesante për shërbimet e Castrovilli.

Komento: