Milan gjen zëvendësuesin e Reinas

16:42 | 11 Janar 2020

Pepe Reina, është në largimin e tij nga Milani, pasi ai duket se do të bashkohet me Aston Villa në një marrëveshje kredie deri në fund të sezonit me një mundësi për ta bërë këtë veprim të përhershëm.

Kështu, kuqezinjtë janë në kërkim të një portieri të ri rezervë i cili do të marrë pozicionin si numër 2 pas Gianluigi Donnarumma, përcjell ORAinfo.

Sipas Milannews, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban po shikojnë disa opsione për të zëvendësuar Reina. Janë tre emra të vëzhguar, që të tre janë nga Premier League.

Menaxhimi i klubit mund të zgjidhte një prej Joe Hard (32 vjeç, Burnley), Asmir Begovic (32 vjeç, Bournemouth) ose Lukasz Fabianski nga West Ham.

37-vjeçari Reina largohet nga San Siro pas një viti e gjysmë në klub. Portieri me përvojë mblodhi vetëm 13 paraqitje për Milanin në të gjitha garat, pasi u përdor kryesisht në mungesë të Gianluigit./ORAinfo/

Komento: