
Kujtim Shala tregon se a është propozuar nga LDK-ja si kandidat për president.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, mohon se është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e Presidentit, në kuadër të negociatave për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Raportime të tilla përveç Shalës i kanë mohuar edhe nga LDK-ja.
Shala ka thënë se emri i tij nuk është përmendur fare në tavolinën e diskutimit me drejtuesit e VV-së.
“Jo, LDK-ja në asnjë rast, nuk e ka diskutuar asnjë emër për atë funksion”, ka thënë shkurt Shala për Blic.
Ndryshe, më herët një agjenci e lajmeve duke iu referuar burimeve në LDK raportoi se Shala është propozuar për postin e Presidentit.
Nga LDK ndërkohë i kanë quajtur spekulime dhe kanë thënë se deri në prillin e 2021-ës, nuk japin emër për president.