
Mesfushori i Celta Vigo, Stanislav Lobotka është afër përfundimit të një transferimi te Napoli.
25-vjeçari ka mbërritur në Napoli për të kaluar testet mjekësore me gjigantët italianë përpara një transferimi prej 20 milion eurosh, përcjell ORAinfo.

Lobotka shënoi 90 paraqitje për Celta në sezonet dy e gjysmë, por nuk arriti të shënojë një gol të vetëm. Ai u kërkua me ngulm edhe nga Milani./ORAinfo/