Inter po e rrëmben yllin e Barcelonës

19:17 | 11 Janar 2020

Arturo Vidal, vetëm Vidal. Prioriteti i Interit nuk ka ndryshuar në këto ditë, pavarësisht rezistencës së Barcelonës, Kiliani mbetet një objektiv konkret për tregun e transferimeve në vazhdim.

Kjo u konfirmua edhe dje nga Giuseppe Marotta në një intervistë për Radio Rai,përcjell ORAinfo.

Përtej mohimeve që vinin nga Spanja, Vidal mbetet në treg dhe mund të largohej para 31 janarit.

Siç është raportuar nga Mundo Deportivo, Inter pret një përgjigje nga Barcelona për një ofertë të re që ata së fundmi kanë paraqitur: 2 milion për një marrëveshje fillestare të huasë dhe 15 milion si opsion për të blerë lojtar në fund të sezon – gjithsej 17 milion euro./ORAinfo/

Komento: