Kjo është rruga e “vdekjes” e cila po merr jetë njerzish

21:19 | 11 Janar 2020

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Në fshatin Ozdrim iu mor jeta një vajze 8 vjeçare si pasojë e një aksidenti trafiku javën e kaluar.

Por, kjo rrugë ku ndodhi aksidenti po del të jetë problematike, njofton Klan Kosova.

Banorët thonë se në të vozitësit i ngasin makinat me shpejtësi të madhe dhe se disa herë kanë ndodhur aksidente.

Kjo po ndodh pasi që kjo rrugë në këtë fshat është e drejtë dhe nuk përshkohet nga kthesat.

Komento: