Trajneri i madh mohon kalimin te Milan

22:58 | 11 Janar 2020

Ish-trajneri i RB Leipzig, Ralf Rangnick mohon raportet se ai është rreshtuar si një trajner i ardhshëm i Milanit.

Thashethemet kanë qarkulluar për disa muaj në mediat italiane dhe gjermane, duke sugjeruar që Rangnick do të jetë si trajner, drejtor sporti dhe të drejtojë strategjinë e Milanit, përcjell ORAinfo.

“Unë kurrë nuk kam pasur kontakte me Milanin,” i tha ai Calciomercato.it.

“Kur isha në fillimin e karrierës time, unë i shikova kuqezinjtë me një admirim të madh. Ishin vitet 1980 dhe Arrigo Sacchi krijuan një ekip të aftë për të dominuar futbollin Evropian për një kohë të gjatë.

“Ata luanin saktësisht llojin e futbollit që unë e dua, dhe me siguri janë ekipi dhe trajneri që kanë ndikuar më shumë në zhvillimin e karrierës time”,përfundoi ai

Rangnick aktualisht është duke punuar si drejtor për Red Bull në Salzburg dhe Leipzig./ORAinfo/

Komento: