
Si e befasoj Big Basta Vesën.
Vesa Luma veçohet si një nga këngëtaret e suksesshme e më simpatike shqiptare, e cila njihet poashtu e zonja, energjike dhe shumë pozitive.
Ajo po kalon një jetë të lumtur së bashku me burrin e saj i njohur si Big Basta dhe djalin e tyre, shkruan Kosovarja.
Kësaj radhe siç shihet Big Basta ka dashur ta “befasojë” gruan e tij, duke i bërë fotografi.

Po duket se Big Basta nuk është merakli i fotografisë, e këngëtarja në mbishkrim ka shkruar “u shpall vullnetar sot mem fotografu @bigbastaofficial #hajriedaft”.
Kujtojmë që çifti jetojnë në Zelandë të re, ku po shihet se jeta atje ju ka pëlqyer shumë.

