
Begovic transferohet te Milan.
Asmir Begovic pritet të jetë transferimi i radhës nga Milan.
‘Rosoneri’ do të përforcohen me një portier gjatë merkatos së janarit, pas ikjes së Pepe Reina.
Në internet është publikuar një fotografi e portierit të Bournemouth, i cili shihet teksa shkon për testet mjekësore, përcjell lajmi.
Pritet që zyrtarizimi për kalimin e Begovic te Milan të bëhet sot.
Nuk dihet akoma se cilat janë kushtet e kontratës dhe sa do të fitojë portieri në ‘San Siro’.
