Ylli i Chelseas arrin marrëveshje me Interin

13:59 | 12 Janar 2020

Sulmuesi i Chelsës, Olivier Giroud, raportohet se ka rënë dakord për një transferim të janarit në Inter.

Kontrata e 33-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga klubi, përcjell ORAinfo.

Giroud është irrituar nga mungesa e kohës së lojës nën urdhrat e Frank Lampard, pasi ka rënë pas Tammy Abraham dhe Michy Batshuayi.

Sipas gazetarit Nicolo Shira, Giroud ka rënë dakord një kontratë me Interin e cila zgjat deri në verën e vitit 2022, me sulmuesin të vendosur të marrë 3.4 milion £ në rroga së bashku me shpërblimet./ORAinfo/

Komento: