Ndeshja Verona – Genoa u shty për 15 minuta, mësohet arsyeja e çuditshme

18:34 | 12 Janar 2020

Ndeshja Verona – Genoa është shtyrë për 15 minuta

Ndeshja e xhiros së 19-të të Serie A mes Hellas Verona dhe Genoa, ka nisur me 15 minuta vonesë.

Mund të duket e çuditshme, por kjo ndeshje është shtyrë nga gjyqtari për 15 minuta, shkaku i prishjes së vijave të 16 metërshit.

U desh ndërhyrja e ekipeve adekuate për shënimin e tyre, për të filluar ndeshja.

Kujtojmë se Amir Rrahmani është startues për Hellas Verona në këtë ndeshje.

Komento: