
Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, është një objektiv i mundshëm huazimi për Arsenalin, raporton The Mirror.
25-vjeçari mezi pret që të transferohet në janar pasi kërkon të sigurojë kohën më të rregullt të lojës para Euro 2020, përcjell ORAinfo.

Calhanoglu ka bërë 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke siguruar një asistim./ORAinfo/