
Aventura e Kris Piatek në Milan në duket se ka përfunduar, vetëm një vit pasi u bashkua me klubin nga Genova.
Lojtari polak ishte fantastik në gjashtë muajt e parë për kuqezinjtë, por ai nuk ka arritur ta përsërisë atë në gjysmën e parë të këtij sezoni.
Prandaj, Boban dhe Maldini janë të hapur për zgjidhje, duke dashur të forcojnë skuadrën këtë dritare transferimi, përcjell ORAinfo.

Largimi i Piatek mund të garantonte kështu disa fonde për të shpenzuar, pasi sulmuesi ka tërhequr interesin e disa klubeve të Premier League, përfshirë Tottenham.
Sipas edicionit të sotëm të Il Giornale, Milani do të lërë sulmuesin të shkojë me dy kushte: vetëm një largim i përhershëm dhe tarifa e transferimit do të duhet të jetë e mbi 30 milionë euro.
Mbetet për tu parë nëse ndonjë klub mund të pajtohet të plotësojë kërkesat e tyre.
Siç është raportuar nga Corriere Della Sera, Zlatan Ibrahimoviç pritet të fillojë ndeshjen e Coppa Italia kundër SPAL të mërkurën.
Me fjalë të tjera, Piatek do të jetë në stol edhe një herë, duke nxitur zërat për një largim. /ORAinfo/