Askush nuk e kishte pritur, ylli i madh kërkon largimin nga Milan

21:08 | 13 Janar 2020

Suso duket se nuk ka më dëshirë për të qëndruar në Milan.

Raportet e fundit nga Italia thonë që Suso ka kërkuar largimin nga Milan, me Romën që janë të gatshëm ta transferojnë atë pas lëndimit të Nicolo Zaniolo

26 vjeçari duket se nuk preferohet më në San Siro, pasi që nuk konsiderohet më lojtari kyç i tyre.

Ai ishte në bankë në fitore 2-0 të shtunën në Cagliari, derisa sistemi 4-4-2 e lënë atë jashtë formacionit.

Tani sipas MilanNeës.it dhe Calciomercato.com, Suso është takuar mbrëmë me hierarkinë e MIlanit të cilëve ju ka thënë se dëshiron që të largohet nga klubi.

Roma është e para në radhë për shërbimet e tij, pasi që ka humbur Zaniolon i cili mbrëmë këputi ligamentet e gjurit duke mbetur jashtë fushave për tërë sezonin

Çmimi për Suso është diku 30 milionë euro, por kjo shifër mund të përgjysmohet.

Roma po ashtu është një destinacion i preferuar i lojtarit.

Komento: