
Quique Setien po përflitet se mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës.
Setien është identifikuar si zëvendësuesi i Ernesto Valverde te Barcelona, me mediet spanjolle që raportonin se gjithçka është e kryer.
Megjithatë, raportime të reja vijnë nga Spanja, të cilat bëjnë të ditur se Setien po refuzon nënshkrimin me Barcelonën.
Damia Lopez bën të ditur se trajneri dëshiron të sigurojë kontratë afatgjate, përcjell lajmi.
Në anën tjetër, bordi drejtues i Barcelonës dëshiron t’i jap vetëm një kontratë prej gjashtë muajsh.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi mes dy palëve. Në anën tjetër, lajmi për shkarkimin e Valverde nuk është konfirmuar akoma.