Dështon transferimi i yllit 70 milionësh te United

09:22 | 14 Janar 2020

Manchester United dhe Sporting mbeten larg një marrëveshje për mesfushorin, Bruno Fernandes, raporton Mail.

Sporting po kërkon rreth 64 milion për 25-vjeçarin, por United po ofron vetëm 50 milion 65 (plus 10 milion £ në shtesa, megjithëse bisedimet po vazhdojnë midis dy klubeve,përcjell ORAinfo.

Djajtë e Kuq kanë sjellë planet e tyre për të nënshkruar Fernandes pas dëmtimeve të mesfushorëve Paul Pogba dhe Scott McTominay, me portugezin që besohet të ketë dëshirë për një transferim në Old Trafford./ORAinfo/

Komento: