Humb një vajzë në Viti

10:53 | 14 Janar 2020

Edhe një person është shpallur i humbur nga Vitia.

Një person ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur para shtatë ditësh në fshatin Lubishte të Vitisë, ndërkaq babai i vajzës e ka raportuar rastin në polici të hënën e 13 janarit.

“Fshati Lubishte, Viti 06.12.2019-NN. Me 13.01.202 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë

Komento: