
Një person ka pësuar një lëndim në vendin e punës në Lipjan.
Policia raporton se dje në Lipjan një person është lënduar në vendin e tij të punës.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës”, njofton raporti policor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.