Lobimi kundër Kosovës, Hoxhaj i reagon Daçiqit

16:42 | 14 Janar 2020

Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se fushatat e lobimit serb kundër Kosovës përmes ryshfetit, shitjes së armëve në mënyrë të paligjshme, dhe veprime të ngjashme të këqija, tani u konfirmuan edhe nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia është ekspozuar për fushatat e tyre kundër Kosovës, të cilat i kanë bërë përmes ryshfetit dhe veprimeve të paligjshme të tjera.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën. Në anën tjetër, kujtojmë kur politikanja serbe, Marinika Tepic, kishte fajësuar Ivica Dacic duke thënë se i ka bërë shumë dëm Beogradit zyrtar kur ka folur rreth asaj se si Serbia po shpenzon miliona për blerjen e çnjohjeve për Kosovën. Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

“U ekspozuan! Fushatat e lobimit serb kundër Kosovës përmes ryshfetit, shitjes së armëve në mënyrë të paligjshme, dhe veprime të ngjashme të këqija tani konfirmohen edhe nga Beogradi. Tipike e regjimeve autoritare si Vuçiqit dhe putrës sovjetike si Daçiç, të cilët vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën.”

Komento: