
Analisti kosovar: Fito Vjosa vota, vendos Agimi Veliu.
Pas refuzimit të ofertës së Vetëvendosjes, nga ana e Agim Veliut, ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj.

Përmes një postimi, Mushkolaj, ka thënë: “Fito Vjosa vota, vendos Agimi”, teksa me ironi ka shtuar se kjo është tamam në frymën europiane, rugoviane dhe institucionaliste.
Kujtojmë se mosarritja e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së jo vetëm që po sjell akuza mes zyrtarëve të këtyre dy partive ku po e fajësojnë njëra-tjetrën për dështuar, por të njëjtën kohë po sjell përplasje edhe brenda partisë së Isa Mustafës.