Walker për Reçakun: Kjo është dëshmi e asaj që ka ndodhur në të gjithë Kosovën

10:41 | 15 Janar 2020

Walker thotë se Reçakut është dëshmi e asaj që ka ndodhur në të gjithë Kosovën.

Ish sh-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka vizituar sot Reçakun në 21 vjetorin e mas’ akrës që ndodhi në këtë fshat.

Walker, që edhe kishte zgjuar vëmendjen e ndërkombëtarëve për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë gjatë luftës, sot tha se i ka përjetimet e njëjta sa herë të vije në Reçak, shkruan lajmi.

Para mediave tha se njerëzit duhet t’i mbajnë mend ndodhitë e luftës në Kosovë.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Reçak, është dëshmi se çka ka ndodhur në gjithë Kosovën.

“Ndihem njëjtë çdo vit. Unë jam i kënaqur që cdo vit këtu vijnë më shumë njerëz për të parë se cka ka ndodhur këtu, ngase kjo reprezenton atë se çka ka ndodhur në të gjithë Kosovën. Unë jam familjarizuar me Reçakun, mirëpo edhe qindra ma’ sakra tjera kanë ndodhur në Kosovë, dhe shpresoj që njerëzit t’i mbajnë mend ato”, tha ai.

Tha se ka memorie jo të mira sa herë që viziton Reçakun.

“Ma’ sakrat që kanë ndodhur kanë çuar në liri, dhe në një Kosovë të pavarur. Por sa herë vij këtu, më kujtohet 15 janari i 1999-tës kur isha këtu, dhe më sjellë memorie të këqija. Por jam shumë i kënaqur me mënyrën se si njerëzit me presin këtu”, tha në fund ai.

Komento: