
Pas tetë vjetëve ndahet çifti i njohur.
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler janë ndarë pas më shumë se tetë vitesh së bashku. Këtë e ka bërë të ditur një burim për revistën People.
Adhuruesit e aktorëve spekuluan ditë më parë për një ndarje të mundshme, pasi festat e fundvitit Vanessa dhe Austin nuk i kaluan së bashku, përcjell rtv21.tv Aktorja 31 vjeçare, dhe Austin 28 vjeçar u njohën në vitin 2011.
Që nga ajo kohë ata janë shfaqur gjithmonë të lumtur pranë njëri tjetrit.
Vanessa tha se çelësi i kësaj lidhjeje të suksesshme është komunikimi.
“Gjithmonë thuaje atë që mendon, duhet të jesh e hapur”, pati thënë aktorja e “The Knight Before Christmas”.

