Kushti i LDK-së për kryetarin e Kuvendit

14:26 | 15 Janar 2020

LDK e gatshme ta dorëzojë Kryetarin e Kuvendit, por tek pas një viti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar propozimin me shkrim për bashkëqeverisje kreut të LVV-së, Albin Kurtit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

“Sot, z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimine LDK-së të shpallur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

Gazeta Blic raporton se Isa Mustafa në letrën që ia ka dërguar Vetëvendosjes ka kërkuar që kryeparlamentari t’i kthehet LDK-së.

“Në këtë letër ndër të tjera Isa Mustafa ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’ia kthej postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së, deri në zgjedhjen e presidentit. Në momentin që president zgjedhet i propozuari nga LDK, atëherë VV-së do t’i kthehet kryetari i Kuvendit”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Isa Mustafa, nuk është pajtuar për shtimin e numrit të ministrive.

“Ministritë do të ndahen 5 me 5”, tha ky burim i Blic.

Komento: